Pas publikimit të raportit të Zyrës së Kombëtare të Auditimit që ka të bëjë me procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizaj, 19 asamblistë të opozita në Kuvendin Komunal të Ferizaj, LVV, LDK, Nisma dhe asamblistët e Pavarur kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë raport, sipas opozitës, në raport janë evidentuar shkelje nga ana e komunës lidhur lëshimin e lejeve të ndërtimit.
Sapik Haliti nga LDK tha se raporti ka evidentuar parregullsi në procesin e lejeve të ndërtimit në Ferizaj.
Brahim Osmani nga LVV bëri thirrje që të gjithë të marrin pjesë në seancë për të raportuar drejtori i urbanizmit dhe kryetari i komunës.
Drejtori i Urbanizmit, Arbër Bytyqi, sqaroi se lejet janë lëshuar në bazë të ligjeve në fuqi, ndërsa përgjegjësia për dokumentet e planifikimit kalon në ministrinë nëse komuna dështon.
Asamblistët e pozitës në bashkëqeverisje PDK, AAK dhe “Ne mundemi” ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e caktuar për 8 shtator.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





