Hayden Panettiere pozoi për herë të fundit para vdekjes së papritur: Detajet emocionuese

Hayden Panettiere pozoi për herë të fundit me një mikeshë në Instagram vetëm pak javë para vdekjes së saj të papritur në moshën 36-vjeçare.

Më 27 korrik, aktorja ndau një fotografi bardh e zi me fotografin dhe mikun e saj Randall Slavin, në një moment që në atë kohë dukej krejt i zakonshëm.

Në fotografi, Panettiere shfaqej e buzëqeshur dhe në humor të mirë, ndërsa Slavin e kishte kapur pranë vetes, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Ajo e shoqëroi imazhin me një mesazh të shkurtër: “Kohë të mira dhe miq të mirë”.

Pas lajmit për vdekjen e saj, ky postim mori një tjetër kuptim dhe u mbush me komente nga fansat dhe miqtë e saj.

Slavin, i cili ishte mik i afërt i aktores, e ripostoi fotografinë në Instagram pas lajmit tragjik dhe shkroi: “Paqja qoftë me ty, H”.

Edhe aktorja Selma Blair reagoi në postimin e fundit të Panettiere me disa komente të dhimbshme, duke i kërkuar të mos largohej.

Panettiere, e njohur veçanërisht për rolet e saj si Claire Bennet në “Heroes” dhe Juliette Barnes në “Nashville”, ndërroi jetë të dielën në moshën 36-vjeçare.

Përfaqësuesi i saj e përshkroi si “një dritë të jashtëzakonshme” që u kishte sjellë dashuri dhe gëzim njerëzve që e njihnin, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *