Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë me dije se do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm më 18 gusht.
Reduktimet do të zgjasin nga ora 08:00 deri në 11:00 për shkak të punimeve në gyp te Fabrika e Municioneve.
Lagja “Dardani”, fshati Osek Hilë dhe një pjesë e fshatit Skivjan do të jenë pa furnizim me ujë gjatë kësaj periudhe.
KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptim dhe durim nga konsumatorët e prekur deri në rikthimin e furnizimit me ujë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





