Haradinaj: Nuk do ta votoja kurrë Gjykatën Speciale

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mendimin e tij se, edhe sikur të kishte mundësinë të kthehej në kohën kur u miratua themelimi i Gjykatës Speciale, sërish nuk do ta mbështeste atë.

Në një intervistë për Kanal10, Haradinaj theksoi se edhe sot do t’u kërkonte deputetëve që të mos e votojnë një gjykatë të tillë. “Edhe po të kthehesha prapë në kohë, prapë do t’u kërkoja të gjithëve mos me e votu një gjykatë të tillë, për shkak se një gjykatë e një etnie që nuk i ndjek kryesit e krimeve që kanë ndodhë në luftë, po i ndjek vetëm shqiptarët, ka qenë disi e palogjikshme”, theksoi Haradinaj.

Ai theksoi se mënyra se si është trajtuar përgjegjësia për krimet e luftës ka qenë arsyeja kryesore që e ka shtyrë atë të kundërshtojë themelimin e kësaj gjykate.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *