Ramush Haradinaj Komenton Marrëdhëniet me Donika Gërvallën

Ish-kryeministri dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mendimet e tij mbi raportet me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ai ka bërë një dallim të qartë mes respektit për familjen Gërvalla dhe vlerësimit të saj si politikane.

Duke komentuar qëndrimet e Gërvallës në lidhje me zhvillimet në Gjykatën Speciale dhe deklaratën e saj se është “zëri i viktimave”, Haradinaj ka theksuar se nuk ka respekt për të në aspektin politik. “Sa i përket kështu, si politikane, nuk kam ndonjë respekt për të.


- Advertisement -

Ose në këto qëndrime, këto, me të vërtetë s’kam asnjë respekt për të”, u shpreh ai.

Megjithatë, Haradinaj theksoi se qëndrimi i tij ndaj Donika Gërvallës si politikane nuk duhet të përzihet me respektin që ndjen për familjen e saj dhe trashëgiminë që ajo përfaqëson. “Jo, jo, jo për trashëgiminë biologjike.

Për nderin e kombit, që familja Gërvalla, ajo familja, ata vëllazër, Bardhoshi, po edhe të tjerët, janë nder i kombit”, theksoi Haradinaj në Kanal10.

Ai vlerësoi përkushtimin e Donikës, duke theksuar se ajo është rritur në rrethana të vështira dhe për këtë arsye ndjen mirënjohje ndaj saj dhe familjes. “Kjo është një fëmijë i tyre që është rritur në kushte të vështira, pa fajin e vet.

Ka rritur nëna e vet në kushte të vështira, familja ka vuajtur.

Në çdo aspekt jam edhe falënderueshëm edhe mirënjohës”, tha Haradinaj.

Megjithatë, ai ishte kritik në lidhje me ushtrimin e funksioneve publike dhe rolin e saj si politikane e ministre. “Sa i përket ushtrimit, funksioneve që i ushtron, Donikë si politikane, si ministre, këto… zero, për fat të keq”, përfundoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *