Hamza: PDK do të mbështesë mësimdhënësit me paga më të larta dhe dinjitet në punën e tyre

Në fjalën e tij, Hamza theksoi se ata që edukojnë dhe formësojnë brezat e rinj nuk duhet të përballen me pasiguri ekonomike apo mungesë vlerësimi nga shteti. “Mësuesit nuk duhet të mendojnë nëse u del paga për të kaluar muajin.

Arsimtarët dhe profesorët nuk duhet të ndihen të nënvlerësuar.

Punëtorët e arsimit duhet të kenë siguri dhe dinjitet në punën e tyre”, tha Hamza.


- Advertisement -

Ai u zotua se me PDK-në në qeveri, arsimi do të trajtohet si prioritet kombëtar dhe se mësimdhënësit do të mbështeten me paga më të larta, kushte më të mira pune dhe vlerësimin që meritojnë për kontributin e tyre në zhvillimin e vendit. “STOP krizës, PO ndryshimit!

PO ndryshimit për një arsim që i respekton mësimdhënësit dhe e mbështet çdo punëtor të dijes: me paga më të larta, me kushte më të mira dhe me vlerësim të merituar për punën e tyre”, theksoi Hamza.

Takimi me komunitetin e arsimit është pjesë e aktiviteteve të fushatës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, nën moton “Stop Krizës.

Ndrysho Kosovën!”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *