Hamza kritikon veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media

Në një konferencë për media, ai kritikoi veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si të prapranueshme.

Siç tha Hamza, një veprim i tillë në prezencën e tij nuk do të kishte pasur mundësi të ndodhte. “Për mua është e papranueshme.

E dyta, ne duhet të kemi shumë kujdes për fëmijët dhe unë kërkoj mirëkuptim dhe besoj që ka me gjetë mirëkuptim tek kjo lutje e imja, te mediat dhe gjithë të tjerët që me pasë kujdes vajzën e cila e ka bërë një recitim çfare e ka bërë se ajo është një vajzë dhe ne duhet të kemi kujdes, është në një moshë që duhet të kemi kujdes.


- Advertisement -

Në prezencën time s’kishte mund të ndodhë.

Garantoj dhe ju siguroj që s’kish mund të ndodh se për mua janë më të vlefshme se gjithçka.

Fushata kalon, edhe mandati i një qeverie kalon, mirëpo ne duhet ta lëmë një shije të mirë në fushatë”, deklaroi Hamza para mediave, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *