Gjykata e Apelit vërteton dënimin ndaj ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut për ndërprerjen e transmetimit të Kuvendit të Kosovës

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me 6 muaj burgim me kusht të ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për akuzën se në shtator të vitit 2016 ndërpreu transmetimin e seancës së Kuvendit të Kosovës në Radio Televizonin e Kosovës (RTK).

Vendimi i Apelit është marrë nga kolegji i gjyqtarëve i përbërë nga Mehmet Ndrecaj, Ferit Osmani dhe Ali Kutllovci.

Ankesa e avokatit të Atiqit është refuzuar, ndërsa vendimi i Gjykatës Themelore është vërtetuar.


- Advertisement -

Prokuroria e Apelit ka propozuar që ankesa të refuzohet si e pabazuar.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se vendimi i Themelores është i qartë, konkret dhe përshkruan gjendjen faktike e cila është vërtetuar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *