Greva e punëtorëve në kampusin universitar: Kërkesa për rritje të pagave në Kosovë

Sipas tyre, greva është ndërmarrë për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës dhe pagat që po marrin aktualisht.

Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, ka bërë të ditur se kampusi universitar ka mbetur pa sigurim fizik që nga mëngjesi, pasi punëtorët kanë hyrë në grevë për shkak të pagave prej rreth 380 eurosh, të cilat, sipas tyre, duhet të jenë mbi 400 euro.

Ai shtoi se raportohet për një marrëveshje të mundshme, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.


- Advertisement -

Ndërkohë, kryetari i shoqatës së sigurimit fizik në UP e ka cilësuar të papranueshme situatën e krijuar për shkak të mospagesave.

Në përkrahje të tyre ka dalë edhe kryetari i sindikatës së sektorit privat në Kosovë, i cili ka thënë se i mbështet plotësisht kërkesat e punëtorëve.

Greva pritet të vazhdojë deri në muajin korrik, nëse nuk arrihet marrëveshje për rritjen e pagave në 600 euro, siç kërkojnë punëtorët.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *