Aktori i njohur Halit Ergenç, i cili luajti rolin e Sulltan Sulejmanit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ka mbërritur në Festivalin e 32-të të Filmit në Sarajevë.
Regjisori boshnjak, Srdan Vuletic, ka postuar një foto bashkë me aktorin dhe ka shkruar me humor se kishte vendosur të fotografohej me “Sulejmanin e Madhërishëm”.
Ergenç gjithashtu është pjesë e projektit “The Valley”, me regji të Ozcan Alper, i cili po prezantohet në seksionin CineLink Drama të festivalit.
Në këtë projekt, Ergenç është një nga producentët, së bashku me Soner Alper, Seda Turan, Erman Bostan dhe Ozcan.
Kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Festivalin e Filmit në Sarajevë, pasi ishte edhe në vitin 2014 dhe kishte shprehur emocionin e tij për historinë e qytetit.
Kthimi i tij ka shkaktuar interes te fansat e tij nga roli i famshëm.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





