Arrestohet 49-vjeçari nga Kosova në pikën kufitare Kroaci-Mali i Zi

Një 49 vjeçar nga Kosova raportohet të jetë arrestuar në Krasovici, pikën kufitare Kroaci-Mali i Zi.

B.B, nga Nerodimja e Poshtme e Ferizajt ishte i kërkuar nga Interpoli, bazuar në një fletarrest nga Serbia.

Sipas raportimeve të mediave kroate, i njëjti akuzohet për krime të luftës.


- Advertisement -

Klankosova.tv ka pyetur te Organizata e Veteranëve të Luftës lidhur me personin në fjalë.

Nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla, deklaroi për Klankosova.tv se bazur në informacionet fillestare, ai nuk gjendet në listat e veteranëve. “Për personin për të cilin ju po interesoheni, bazuar në verifikimet që kam bërë deri më tani nuk figuron në listat e zonës së Nerodimës.

Po ashtu kam hulumtuar edhe në zonën e Kosharës, as aty nuk ka ndonjë person me këtë emër.

Pra, 99% ky nuk është veteran, nuk ka përfituar çertifikatë të veteranit”, deklaroi Syla. “Kam kontaktuar edhe me kryetarin e OVL-së në Ferizaj, as ai nuk ka gjetur diçka.

Por, ne do të vazhdojmë verifikimet lidhur me rastin”, deklaroi numri dy i OVL-UÇK-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *