Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë të enjte në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit.
Flakët fillimisht kanë zënë një sipërfaqe të vogël, por me temperaturat e larta dhe erën e fortë ata u përhapën shpejt.
Zjarri u lokalizua në lagjen “Halilaj” dhe kabinën elektrike u rrezikua.
Me ndërhyrjen e shpejtë të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë së Klosit, u arrit bllokimi i përhapjes së flakëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





