Në rigjykim, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaron se nuk ndihet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.
Prokurori Dardan Qela vlerëson se në fund të procesit gjyqësor do të vërtetohet fajësia e të pandehurit.
Avokatja e Konjufcës, Arbnora Zeqiri, e vlerëson kontekstin politik dhe institucional të vitit 2016 dhe vë në pikëpyetje provat materiale të paraqitura në aktakuzë.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 shpalli aktgjykim lirues ndaj Konjufcës për veprën ‘Përdorimi i armës ose mjetit të rrezikshëm’.
Prokuroria Themelore kishte ngritur aktakuzë kundër tij për dy vepra penale.
Rasti u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




