Gjesti ka rikthyer vëmendjen e publikut duke paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor, një EP që pritet të publikohet së shpejti në bashkëpunim me DJ-në e tij, Gimbon.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilëve u kishte munguar prania e artistit në skenë dhe në rrjete sociale.
Ky reagim pozitiv duket se ka motivuar edhe vetë artistin, i cili ka ndarë së fundmi një fragment nga një prej këngëve të reja.
Projekti mban titullin ‘MEME’ dhe që në publikimin e parë ka ngjallur interes të madh.





