Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit shton rregullat për çmimet Oscar: AI nuk do të pranojë aktrimin dhe skenarin

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka përditësuar rregullat e saj duke sqaruar se vetëm aktrimi dhe skenari të realizuar nga njerëzit do të konsiderohen të pranueshme për çmimet Oscar.

Vendimi vjen në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale në industrinë e filmit është rritur ndjeshëm dhe ka nxitur debat të gjerë në Hollywood.

Sipas Akademisë, ndryshimi është “thelbësor” dhe synon të ruajë autorësinë njerëzore në qendër të krijimtarisë filmike.


- Advertisement -

Në rregullat e reja thuhet qartë se aktrimi duhet të jetë “i interpretuar nga njerëzit”, ndërsa skenari “i shkruar nga njerëzit” për të qenë i pranueshëm për nominim.

Megjithatë, përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale nuk është ndaluar plotësisht.

Akademia ka bërë të ditur se përdorimi i AI-së në prodhimin e filmave nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në shanset për nominim, por vlerësimi do të bazohet në atë se sa e madhe ka qenë përfshirja njerëzore në procesin krijues.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *