Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi i ftuar në emisionin “Info Magazine” para zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit kujtoi veprimet të cilat i cilësoi si të mira gjatë Qeverisë Haradinaj.
Isufi tha se Haradinaj e njeh zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës duke kujtuar veprimin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit në kohën kur ishte ftuar nga Gjykata e Hagës. “Veprimi nganjëherë te ne në praktikë i pengon të tjerët, për atë i përmenda aktet që kanë ndodhë në Qeverinë Haradinaj.
Ju e dini së pari përgjegjësinë e tij kur është ftuar nga Gjykata e Hagës, vullnetarisht duke lënë postin e kryeministrit është ofruar para drejtësisë, do thotë që e njeh ligjin dhe Kushtetutën dhe zbatimin e tyre dhe i përgjigjet si një qytetar i devotshëm i vendit.
Pragmatizmi i tij ka treguar që është nga liderët më të avancuar në këtë drejtim për shkak që veprimet i bën konkrete dhe e dimë që me pavarësimin energjetik e dimë me ligjin e Trepçës me të cilin është bërë aset i shtetit të Kosovës që deri atëherë s’ka qenë”, tha Isufi.
