Futbollistet e Kosovës të kategorisë U19 e nisën mbarë kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Evropian. ‘Dardanet’ triumfuan bindshëm me rezultat 6:0 kundër Moldavisë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh se vajzat treguan përkushtim të jashtëzakonshëm. ‘Kjo fitore është dëshmi e punës, disiplinës dhe talentit që po zhvillohet çdo ditë e më shumë në futbollin e vajzave në Kosovë.
Jam krenar për secilën prej tyre që dhanë maksimumin në fushë dhe përfaqësuan me dinjitet Kosovën.
Përgëzime edhe për stafin teknik në krye me Albina Rrahmani,’ deklaroi Ademi. ‘Ju uroj shumë suksese edhe në sfidat e radhës!
Forca Kosovë!’





