Zjarr në pallat në Lushnjë: Banorët e shpëtojnë nga përhapja e flakëve

Një zjarr ka shpërthyer në një pallat shumëkatësh në lagjen ‘Gjevdet Nepravishta’ pranë spitalit të Lushnjës.

Banorët e kanë vërejtur tymin dhe kanë thirrur menjëherë zjarrfikëset.

Zjarrfikësit e Lushnjës kanë vepruar shpejt për të izoluar flakët në një banesë në katin e tretë, duke e penguar përhapjen e zjarrit në apartamentet e tjera.


- Advertisement -

Policia gjendet në vendngjarje duke hetuar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.

Dyshohet se pronari, një 40-vjeçar, ka shkaktuar zjarrin dhe më pas është larguar.

Burime nga policia sugjerojnë se ai mund të ketë probleme shëndetësore mendor.

Po vazhdojnë kërkimet për ta gjetur atë.


- Advertisement -