Big Brother VIP Albania 5: Provokime dhe komplimente, si u përballën finalistët

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, mbrëmjen e djeshme u vendosën tre kuti emergjence, ku në secilën prej tyre fshihej një benefit ose një sfidë.

Njërën nga këto kuti e ka hapur Rogerti mëngjesin e së dielës, menjëherë pasi u zgjua.

Ai nuk u ndal vetëm aty, por zgjoi edhe tre finalistët e tjerë duke bërë zhurmë dhe duke u drejtuar me fjalë të forta: “Hajdeni peshqit e mi, hajdeni te peshkaqeni”.


- Advertisement -

Ai iu drejtua veçanërisht Mirit, i cili nuk ishte afruar menjëherë në living për të lexuar zarfin: “Njeriu më falso, paske pasur respektin për interes”.

Sipas Rogertit, në zarf ishte shkruar: “Duhet t’i thuash pesë komplimente për secilin banor”.

Ai nisi me Miri, duke i thënë: “gentelman, është veshur me të zeza, ka këpucë shumë të bukura, flet bukur tiransen”.


- Advertisement -