KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se disa fshatra në Gjakovë, siç janë Ujzë, Rogovë, Pnish, Romajë, Dedaj dhe Lubisht, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në gypin F300.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren duke punuar për të riparuar defektin, me plan që furnizimi me ujë të rikthehet pas orës 16:00.
KRU “Gjakova” ka siguruar qytetarët se punimet për riparimin e gypit janë në proces.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





