Albin Kurti diskuton për bashkëpunimin me OSBE-në dhe zhvillimet në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadorin Feridun Sinirlioëlu, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe OSBE-së, si dhe zhvillimet në vend e rajon.

Sinirlioëlu e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Kurti e falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm për vizitën dhe vlerësoi rolin e misionit të OSBE-së në Kosovë në forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe zhvillimin institucional.


- Advertisement -

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të OSBE-së, si demokracia, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, qeverisja e mirë, llogaridhënia dhe bashkëpunimi paqësor.

Kurti foli edhe për zhvillimet ekonomike në vend, duke theksuar rritjen e Bruto Produktit Vendor, të hyrat publike, investimet e huaja direkte dhe borxhet publike të ulëta në Evropë.

Ai gjithashtu përmendi përparimin në sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe vlerësimet ndërkombëtare që e rendisin Kosovën ndër vendet më të sigurta në Evropë.

Takimi ishte i dyti mes Kurtit dhe Sinirlioëlu këtë vit, pas asaj të majit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *