Albin Kurti diskuton për bashkëpunimin me OSBE-në dhe zhvillimet në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadorin Feridun Sinirlioglu, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe OSBE-së, si dhe zhvillimet në vend e rajon.

Sinirlioglu e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Kurti e falënderoi për vizitën dhe vlerësoi rolin e misionit të OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe zhvillimin institucional.


- Advertisement -

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të OSBE-së, si demokracia, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, qeverisja e mirë, llogaridhënia dhe bashkëpunimi paqësor.

Kurti po ashtu foli për zhvillimet ekonomike në vend, duke theksuar rritjen e Bruto Produktit Vendor, investimet e huaja direkte, dhe situatën financiare të favorshme të Kosovës në krahasim me vendet e tjera të Evropës.

Takimi mes Kurtit dhe Sinirlioglu tregoi një vullnet të fortë për bashkëpunim dhe përparim në shumë fusha. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *