FSK-ja ka ulur flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat e saj për të nderuar viktimat e tragjedisë së 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Akti simbolik shpreh solidaritetin me popullin amerikan dhe familjet e të humburve.
FSK-ja dhe populli i Kosovës qëndrojnë në krah të miqve strategjikë në ditët e vështira dhe gëzimit, duke treguar miqësi dhe solidaritet të pandarë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





