Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku nuk zgjidhet nënkryetare e Kuvendit – Raporti i sotëm nga Kuvendi i Kosovës

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit.

Kundër Çitakut ishin 56 deputetë të LVV-së, të cilët abstenuan dhe 44 ishin pro, transmeton Zeri.info.

Pas kësaj PDK-ja ka lëshuar sallën e Kuvendit.


- Advertisement -

Sërish mospajtime për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë pas konsulltave me shefat e grupeve parlamentare se s’ka dakordim për votimin në pako të nënkryetarëve, do të votohen veç e veç.

Kuvendi mban një minutë heshtje për viktimat e 11 shtatorit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Republika Kosovës i qëndron pranë popullit amerikan në këtë ditë përkujtimi dhe riafirmon miqësinë e saj të thelle dhe aleancën e saj të palëkundur me SHBA-në.

Kuvendi i Kosovës është gati të vazhdojë seancën e konstituimit.

Tashmë pothuajse të gjithë deputetët janë në sallë, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu njoftoi se janë duke pritur edhe deputetët e komunitetit josumicë, të cilët kanë njoftuar për vonesën, transmeton Zeri.info.

Fillon të mblidhen deputetët në një tentim tjetër për konstituimin e Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot vazhdimin e seancës për konstituim.

Në rend dite është vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Deputetët e PDK-së janë të parët që kanë hyrë në sallë në orën 11:00, transmeton Zeri.info.

LVV-ja ka kundërshtuar emrat e propozuar nga LDK-ja dhe PDK-ja për nënkryetar të Kuvendit, duke kërkuar që të njëjtit të ndryshojnë, ndërsa nga Lista Serb ka kërkuar që të përdorë terma kushtetues gjatë propozimit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *