Pas mosvotimit të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend t’i dhurojë vendit institucione. ‘Albin Kurti nuk e ka ndërmend vendit me i dhënë institucione’, tha ai.
Po ashtu, Hamza tha se prej sot PDK-ja nuk ka asnjë arsye të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe se ‘ne do ta referojmë dhe do ta dërgojmë lëndën në Kushtetuese’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





