Florida ngrit padi ndaj OpenAI për keqinterpretim të sigurisë së platformës Chat Gpt

Florida ka ngritur padi ndaj OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv të saj, Sam Altman, duke i akuzuar për keqinterpretim të sigurisë së platformës Chat Gpt dhe për dështim në mbrojtjen e përdoruesve të rinj nga përmbajtje potencialisht të dëmshme.

Padia, e para e këtij lloji e ngritur nga një shtet amerikan kundër OpenAI, është dorëzuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, në një gjykatë shtetërore.

Sipas BBC, Chat Gpt u ka ofruar informacione personave që më pas kanë kryer akte dhune, përfshirë raste të të shtënave në shkolla, si dhe ka dhënë udhëzime për vetëlëndim dhe ka krijuar varësi te përdoruesit e mitur.


- Advertisement -

Në konferencën për media, Uthmeier deklaroi se Sam Altman është përfshirë personalisht në padi për shkak të rolit të tij qendror në promovimin e funksioneve të platformës që, sipas autoriteteve të Floridës, kanë shkaktuar dëme.

Padia kërkon dëmshpërblime që mund të arrijnë në miliarda dollarë, si dhe një urdhër gjykate që do ta detyronte kompaninë të ndryshojë mënyrën se si ndërvepron me përdoruesit e rinj dhe si menaxhon përmbajtjet e ndjeshme.

OpenAI po përballet gjithashtu me një tjetër proces gjyqësor nga familja e një viktime të vrarë në të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës, ku pretendohet se autori i sulmit ka përdorur ChatGPT për të ndihmuar në planifikimin e ngjarjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *