Florence Pugh bëri një paraqitje të shkëlqyer në West Hollywood gjatë premierës së dramës së re historike ‘East of Eden’ në Netflix.
Aktorja 30-vjeçare u vesh me një kostum të verdhë të qëndisur me dantellë nga koleksioni i Rodarte për vitin 2027.
Pamja e saj perfekte u plotësua me një fund me shtresa, këpucë metalike prej sateni dhe bizhuteri ari e argjendi. ‘East of Eden’ është bazuar në romanin e famshëm të John Steinbeck të vitit 1952 dhe pritet të nisë transmetimin më 1 tetor.
Florence Pugh interpreton Cathy Ames, një personazh intrigues që është e martuar me Adam Trask, të interpretuar nga Christopher Abbott.
Zoe Kazan, skenaristja e serialit, ka vlerësuar zgjedhjen e Pugh për rolin kryesor, duke e cilësuar atë si aktoren e duhur për të interpretuar Cathy-n.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





