Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka shprehur shqetësimin se babai i tij, 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ai vlerëson mbështetjen e qytetarëve në protestë si një motiv të madh dhe thotë se populli e ka shpallur të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.
Altin Krasniqi gjithashtu ka treguar krenarinë për forcën dhe vullnetin e babait të tij, duke shtuar se ky moment është shumë i rëndë për familjen e tyre.
Ai shpreh krenarinë për të gjithë luftëtarët e lirisë dhe thekson se dënimet e rënda si 25 vjet mund të kenë pasoja tragjike për personat e moshuar. “Jam shumë krenar për të dhe ne ia kemi forcuar edhe mua. 25 vite janë një dënim shumë i rëndë.
Babai është 76 vjeç dhe momenti kur i përfundon ky dënim mundet të mos jetë gjallë.
Jemi krenarë për të, sepse kemi 20 vjet të lirë që mund të mos i kishim pa luftën e UÇK-së”, deklaroi Altin Krasniqi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





