Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1 dhe basketbollisti i njohur, Fis Juniku, ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses sezonin e fundit të podcastit të tij.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një foto me 12 episodet e këtij sezoni, duke shënuar mbylljen zyrtare.
Juniku ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e realizimit të këtij sezoni dhe ka paralajmëruar një pauzë të shkurtër para sezonit të ardhshëm.





