Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi policia zbuloi faqe aktive të kompanive të basteve në telefonin e tij.
Ai përdorte lokalin e tij si pikë bastes për veprimtarinë e tij.
Specialistët e policisë zbuluan baste sportive në një lokal në zonën “Kombinati”, ku u arrestua shtetasi 24-vjeçar.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.





