Fero flet hapur për jetën personale dhe planet për 2026: “Me vajzën tani gjithçka është në rregull”

- Advertisement -

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Shtatë”, ku ka folur për rrugëtimin e tij në muzikë, jetën personale dhe raportin me familjen.

Artisti tregoi se viti 2026 e pret me energji të re dhe me disa projekte muzikore që pritet t’i publikojë së shpejti. Megjithatë, ai nuk ngurroi të ndajë edhe momente të vështira nga jeta e tij, duke theksuar se ka kaluar periudha sfiduese.

Fero zbuloi se Vitin e Ri zakonisht e pret duke fjetur, gjë që sipas tij është një zgjedhje krejtësisht personale. I pyetur nëse kjo lidhet edhe me mungesën e pranisë së vajzës së tij, reperi e pranoi se kjo është një nga arsyet kryesore.

- Advertisement -

“Po normal, por tani unë flas me vajzën”, u shpreh ai, duke shtuar se situata tashmë është stabilizuar.
“Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë”.

Në fund, Fero dha edhe një lajm të mirë për fansat, duke njoftuar se kënga e tij e re do të publikohet gjatë muajit janar.

- Advertisement -