Familja e Viktimave në Livoç të Ulët: Dhimbja dhe Shpresa për Drejtësi

Miqtë po mundohen t’ua lehtësojnë dhimbjen familjes së Nafije dhe Egzon Bogujevcit, që u vranë pasditen e së premtes në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Tashmë, ata kanë hapur të pame për të nderuar të dashurit e tyre.

Edhe pse dhimbja është e madhe, familjarët besojnë në drejtësi. “Për shkak të gjendjes së rënë emocionale, familja e të dy viktimave këtu në Pozheran të Vitisë nuk ka qenë e gatshme të flas para kamerës.


- Advertisement -

Familjarët thanë që presin nga organet ta zbardhin rastin”.

Organet e drejtësisë kanë nisur hetimet dhe dje kanë kryer bastisje në tri prona të Valon Ramushit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Nafijes, si dhe vëllait të saj, Egzonit, dhe plagosjen e Mazllumit, njëri nga familjarët e viktimave. “Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike.

Gjithashtu, si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave”, ka njoftuar POLICIA E KOSOVËS.

Ndërkohë, 48-vjeçari që u plagos po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intensiv në QKUK. “Lëndimet kryesisht kanë qenë në regjionin e barkut, të cilat kanë prekur organet e brendshme dhe kjo ka qenë arsyeja që është dashur një intervenim urgjent.

Për momentin, vazhdon të jetë i fjetur me barna dhe i kyçur për aparaturë, dhe po vazhdon trajtimin me barna, dhe mund të them që gjendja e tij po vazhdon të jetë e rëndë”, ka deklaruar Shaqir Uka, Shef i Mjekimit Intensiv, QKUK.

Sipas burimeve, kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit pritet të parashtrohet të dielën në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

I dyshuari, sipas Prokurorisë, nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar për dhunë në familje.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *