Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës.
Kur kombëtarja mbërriti në Oslo, ai u dallua nga bashkëlojtarët sepse në vend të një bagazhi të zakonshëm mbante në duar një rakun të preparuar me një shishe uiski, një suvenir i pazakontë që e kishte blerë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Fotografia e tij me këtë surprizë u publikua në rrjetet sociale me një mbishkrim humoristik: ‘Më ndoqi deri në shtëpi’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





