Zendaya ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me dy veshje të ndryshme gjatë promovimit të filmit të ri në New York.
Aktorja 29-vjeçare kombinoi një fustan të gjatë të bardhë me detaje gri me sandale me lidhëse deri poshtë gjurit, ndërsa më vonë u paraqit me një fustan të bardhë në gjatësi midi, me mëngë të shkurtra.
Flokët e saj të shkurtër me onde natyrale dhe vathët e argjendtë i shtuan elegancë pamjes së saj, duke ruajtur linjën minimaliste.
Në film, ajo interpreton Athinën, perëndeshën greke të mençurisë, në regjinë e Christopher Nolan.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





