Sot është një “super të martë”.
Kështu e ka quajtur 14 korrikun komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila theksoi për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbahen katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë.
Kosi përmes një videoje në rrjetin social X ka bërë të ditur procesin që po zhvillohet, gjersa Shqipëria do të mbyllë kapitujt e parë të saj.
Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt.
Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren.
Ndërkaq, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë), fusha këto të harmonizuara me standardet e BE-së.
Konferenca do të nisë në orën 19:00, ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të integrimit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





