Dy majorë të FSK-së diplomohen me sukses në Akademinë e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar

Dy majorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham.

Përveç përfundimit të këtij programi, dy majorët kanë fituar edhe titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College London.

Kursi synon edukimin dhe zhvillimin e oficerëve të mesëm dhe të lartë për detyra komanduese dhe shtabore në nivel strategjik dhe operacional.


- Advertisement -

Në edicionin e këtij viti të kursit morën pjesë mbi 240 oficerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe 47 shtete të tjera të botës.

FSK-ja vlerësoi se diplomimi i majorëve Afrim Xhelili dhe Besnik Thaqi në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për ndërtimin e një force moderne, të aftë dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *