Subjekti opozitar në Serbi, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunoviç, për gjuhë urrejtjeje të papërmbajtur në një ‘deklaratë shoviniste’ për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët në vitin 1998, duke thënë se ishte një avokim i vetëdijshëm i persekutimit etnik.
PSG thekson se deklaratat e saj në të cilat shqiptarët portretizohen racialisht si qenie inferiore janë gjithashtu shqetësuese. ‘Një person që justifikon dëbimin e personave vetëm për shkak të kombësisë së tyre nuk mund të jetë anëtar i Qeverisë së Serbisë dhe se është veçanërisht e rrezikshme që mesazhe të tilla vijnë nga Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale.’ PSG pret që prokuroria publike të shqyrtojë nëse ka elemente të atij akti në pozicionet e saj të shprehura publikisht.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




