Anne Hathaway shfaqet me elegancë në xhirimet e ‘Late Night with Seth Meyers’ në New York

Anne Hathaway ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante teksa mbërriti në xhirimet e emisionit ‘Late Night with Seth Meyers’ në New York, në kuadër të promovimit të filmit të ri ‘The Odyssey’.

Aktorja 43-vjeçare, e cila së fundmi konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, u shfaq me një fustan të bardhë prej mëndafshi që theksonte barkun e rrumbullakosur.

Pamjen e kompletoi me flokë të stiluar me onde të lehta, vathë elegantë dhe një grim natyral.


- Advertisement -

Hathaway po zhvillon një tur intensiv promovues për filmin epik të Christopher Nolan, ku interpreton Penelopën, bashkëshorten besnike të Odiseut, rol që luhet nga Matt Damon.

Filmi pritet të dalë në kinema më 17 korrik.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *