Ministrja serbe: Do ta kisha kryer spastrimin etnik të Kosovës në 1998

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, njëherësh zyrtare e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Snezhana Paunoviq, ka deklaruar se nuk tërhiqet nga deklarata e saj se, po të kishte qenë në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.

Deklarata e saj, e dhënë në një intervistë për TV Kurir më 11 korrik, ka nxitur reagime të ashpra, ndërsa parti opozitare kanë kërkuar shkarkimin e saj nga posti i ministres. “Nëse do të isha Slobodan Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.

Dhe ky është kualifikimi më i vrazhdë që kam thënë ndonjëherë në jetën time”, ishte shprehur Paunoviqi.


- Advertisement -

Në një deklaratë të re, ministrja tha se dëshironte të sqaronte qëndrimin e saj dhe theksoi se nuk heq dorë nga politika e SPS-së në vitet 1990. “Nuk heq dorë nga politika e SPS-së, nga strategjitë e partisë sime që u zgjodhën për rrethanat e kryengritjes së armatosur në një pjesë të vendit tonë që quhet Serbi.

Në të njëjtën kohë, nuk po heq dorë nga e drejta ime për të folur për gabimet që bëmë, si dhe për të analizuar se çfarë mund të kishte qenë ndryshe”, deklaroi ajo.

Paunoviqi e cilësoi SPS-në si një parti që “udhëhoqi Serbinë në rrethana historike të papërshkrueshme”, duke shtuar se mbetet besnike ndaj ideve të saj.

Ajo tha gjithashtu se polemikat e krijuara pas deklaratës së saj duhet të shërbejnë si mundësi për dialog me ata që kundërshtojnë vlerësimin e saj pozitiv për politikat e SPS-së në vitet 1990. “Mundem.

Dhe jam.

Sepse jam socialiste që thotë të vërtetën nga e cila shumë kanë frikë dhe paraqet fakte që të tjerët do të donin t’i mohonin”, u shpreh ministrja.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *