Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, tha se hapja e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc është e domosdoshme për të qenë më afër shqiptarëve të kësaj zone.
Ai përshëndeti kërkesën e ministrit Hoxha për hapjen e konsullatës, duke e vlerësuar si një hap pozitiv për komunitetin shqiptar.
Rexhepi theksoi se Lugina e Preshevës është e banuar me shqiptarë dhe hapja e konsullatës do të sjellë shërbime më të qëndrueshme për qytetarët.





