Armir Shahini, i njohur ndryshe si Miri, ishte finalist i këtij edicioni të BBVA-së, duke u renditur i dyti në finalen e madhe.
Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm ai ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale.
Këngëtari i njohur i grupit West Side Family ka falënderuar fansat e tij për mbështetjen që i dhanë në këtë rrugëtim siç e ka përshkruar ai me plot sfida dhe emocione.





