Ish-presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të ‘Antalya Diplomacy Forum’, është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.
Osmani këtë takim e cilësoi si një mundësi të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Ajo ka shkruar në Facebook se është gjithmonë kënaqësi të takohet dhe të bisedojë me Sharifin, ndërsa e falënderoi atë për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën. ‘Gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif, të cilin e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Gjithashtu vlerësova rolin e rëndësishëm të Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke reflektuar përkushtimin e këtij shteti për paqen, dhe u urova suksese në raundin e ardhshëm të ndërmjetësimit’, shkroi ajo transmeton Klankosova.tv.
