Braktisja e shkollës mbetet një fenomen i pranishëm në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në zonat rurale.
Studimet tregojnë se meshkujt janë ata që braktisin më shumë shkollën krahasuar me femrat, kryesisht për shkaqe ekonomike dhe socio-ekonomike në familjet shqiptare.
Lëvizjet demografike kanë bërë që shumë nxënës të ndërprasin shkollimin para kohe, duke u përballur me kërkesa të mëdha në zonat urbane.
Ekspertët shqetësohen edhe për braktisjen e fshehtë të shkollës nga nxënësit, duke e cilësuar këtë si një deformim të shoqërisë sonë.
Raporti për barazinë gjinore i OKB-së tregon se nxënësit që braktisin shkollën para kohe janë në nivele të larta, me meshkujt në 17.8% dhe femrat në 17%.
