Emocionet e Elhame Hetemit: Kujtimet nga fillimi i luftës së UÇK-së dhe procesi i gjyqësor në Hagë

Bashkëfshatarja e Hashim Thaçit, Elhame Hetemi ka rrëfyer emocionet e saj duke kujtuar momentet e para të organizim dhe mobilizimit popullor gjatë fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka folur për këto momente në T7. ‘Emocionet janë të veçanta.

Duke u rikthyer në retroaktivë dhe duke menduar për gjithë procesin e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtoj momentet më të rëndësishme të organizimit dhe mobilizimit popullor, bashkë me ata njerëz, ata djem të rinj që morën barrën e kombit shqiptar për t’u çliruar nga pushtuesit serbë,’ ka thënë ajo.


- Advertisement -

Ajo ka kujtuar edhe momentin kur kishte dëgjuar se Thaçi ishte në krye apo bashkëorganizator i UÇK-së. ‘Kur kujtoj momentet e para kur kam dëgjuar se është në krye, ose bashkëorganizator i UÇK-së, është njëri nga bashkëfshatarët e mi.

Pastaj kujtoj edhe ushtarët e parë që u mobilizuan në fshatin Burojë, nismën time për t’i ndihmuar dhe për t’iu bashkuar atyre djemve për çlirimin e vendit,’ ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se njohja e afërt me këta persona dhe vlerat e tyre i kanë bërë emocionet e saj edhe më të thella. ‘Duke i njohur nga afër, duke i njohur vlerat e tyre, edukatën dhe kulturën e tyre, emocionet e mia janë akoma më të thella dhe të arsyeshme,’ është shprehur ajo.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ajo ka deklaruar se beson se bëhet fjalë për një proces të montuar. ‘Lirisht dhe bindshëm mund të them se është një proces i montuar dhe i organizuar nga ata që nuk e kanë dashur lirinë e Kosovës dhe nuk e kanë dashur lirinë e popullit shqiptar në përgjithësi,’ ka thënë ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *