Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re, por shtoi se i takon gjykatës më të lartë në vend që të japë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së themelimit të këtyre institucioneve.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë theksoi se Kosovës i duhen institucione të konsoliduara për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në rrugën e integrimit në BE.
Në seancën konstituive të mbajtur të dielën, u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e partive politike të vendit.
Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vendosë masë të përkohshme ndaj Kuvendit të ri.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





