Ekspert i Drejtësisë Ndërkombëtare kritikon Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë: Vendimi i paligjshëm dhe politik

Eksperti i Drejtësisë Ndërkombëtare në Uashington, Paul Williams, ka kritikuar ashpër vendimin e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, që dënuan 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vite burg.

Në një intervistë me gazetaren Keida Kostreci, Williams tha se vendimi i sotëm i Hagës është në vazhdën e përpjekjeve të Evropës për të krijuar një barazi morale mes palëve në konfliktin mes Serbisë e Kosovës.

Williams theksoi se zgjidhja e Evropianëve ishte që të mbulonin njollën e zezë të luftës në Kosovë përmes barazisë morale, dhe sipas tij, ata ia dolën t’i manipulonin amerikanët që të mbështesnin dhe të ushtronin presion mbi Kosovën për krijimin e kësaj gjykate.


- Advertisement -

Në përfundim ai theksoi gjithashtu se rruga e qartë që Kosova të ecë përpara është që qeveria e Kosovës ta shpërbëjë këtë gjykatë.

Intervista e plotë e ekspertit të Drejtësisë Ndërkombëtare, Paul Williams, me gazetaren Keida Kostreci.

Keida Kostreci: Profesor Williams, siç jam e sigurt se e dini tashmë, vendimi në Hagë është dhënë dhe z.

Thaçi, ish-kryeministër dhe ish-president, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së, janë shpallur fajtorë dhe kanë marrë dënime të rënda.

Cili është reagimi juaj fillestar?

Prof.

Paul Williams: Reagimi im i parë është se kjo është në vazhdën e përpjekjes së Evropës për të krijuar një barazi morale mes palëve në konfliktin e ish-Jugosllavisë…

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *