Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngëtarja Flaka Krelani ka reaguar nga New Yorku, duke publikuar një fotografi me flamurin e Kosovës.
Artistja, e cila prej kohësh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pozuar në Times Square e mbështjellë me flamurin e Kosovës dhe me plis në kokë.
Krahas fotografisë, Krelani ka përcjellë edhe një mesazh për Kosovën dhe historinë e saj. ‘Larg Kosovës, por KURRË larg historisë së saj!’, ka shkruar ajo.
Në vazhdim, këngëtarja ka shtuar: ‘Me flamurin e lirisë mbi supe dhe me kujtesën e një populli që nuk harron’.
Reagimi i Flaka Krelanit vjen në një ditë kur vendimi i Gjykatës Speciale ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe në mesin e komunitetit shqiptar në diasporë.
Krelani, e cila jeton dhe vepron në SHBA, duket se i është bashkuar zërave të komunitetit shqiptar atje që kanë shprehur qëndrimet e tyre pas aktgjykimit të shpallur në Hagë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





