Egli Tako ka folur për përvojën e saj në Big Brother VIP Albania dhe për mënyrën se si një lidhje emocionale mund të krijohet në kushtet e izolimit, duke iu referuar edhe romancës që nisi me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E ftuar në podcast-in e moderuar nga Grida Duma, Egli u pyet nëse ishte e vetëdijshme për ndikimin që pati te publiku dhe për mënyrën se si ndryshoi jeta e saj pasi miliona njerëz e ndiqnin çdo ditë.
Ajo u shpreh se një eksperiencë e tillë është e vështirë të kuptohet nga jashtë, pasi izolimi të shkëput plotësisht nga realiteti i zakonshëm. “Kur hyn aty nuk e di nëse jeta jashtë vazhdon njësoj.
Ti shkëputesh totalisht nga realiteti.
Nuk jeton më në atë botë që ke lënë pas, por vetëm në atë hapësirë, me ata njerëz dhe ato situata që bëhen e gjithë bota jote”, tha Egli.
Sipas saj, pikërisht ky realitet i krijuar brenda shtëpisë bën që emocionet dhe lidhjet mes banorëve të përjetohen ndryshe, pasi ata ndajnë çdo moment së bashku dhe nuk kanë kontakte me jetën jashtë.
Deklarata e Eglit lidhet me marrëdhënien e saj me Gjestin, e cila nisi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP dhe u bë një nga historitë më të komentuar të këtij edicioni.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





