Aktori i njohur, Sam Neill, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, pas një beteje me një formë të rrallë të limfomës jo-Hodgkin.
Pas lajmit të trishtë, kolegë dhe fansa nga e gjithë bota kanë ndarë mesazhe prekëse për nder të aktorit.
Neill fitoi famë ndërkombëtare me rolin e paleontologut Alan Grant në filmin ikonë “Jurassic Park”, ku luajti përkrah Laura Dern, Jeff Goldblum dhe Richard Attenborough.
Gjatë karrierës së tij u vlerësua me nominime për Emmy dhe Golden Globe, duke lënë gjurmë në shumë projekte filmike e televizive.
Aktori Richard E.
Grant e kujtoi Neillin si një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm, duke shkruar se ai ishte ‘një zotëri i vërtetë’ dhe një person që e kishte mbështetur gjatë një periudhe të vështirë në jetën e tij.
Edhe Cillian Murphy u nda me fjalë emocionuese nga aktori, duke e përshkruar si një nga njerëzit më të sjellshëm, më të dashur dhe më të talentuar me të cilët kishte punuar.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





