Para 17 vitesh, Anibar filloi si një ëndërr që sot vazhdon të rritet, duke bashkuar mijëra njerëz përmes animacionit, kinemasë, kreativitetit dhe komunitetit.
Edicioni i 17-të i Anibar u hap zyrtarisht me një mirëseardhje të ngrohtë nga Hana Blakqori, duke shënuar fillimin e një jave të paharrueshme në Pejë.
Ceremonia e hapjes u shoqërua me tre filma që përcaktuan frymën e festivalit: “Richard the Dream Cowboy”, “Please” dhe “Penguin”.
Yll Avdiu, anëtar i Programit Genesis dhe i jurisë së këtij viti, ndau emocionet e tij për këtë ngjarje të mrekullueshme dhe frymëzuese.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





